
Tirana ka bërë goditjen e radhës në merkaton e dimrit. Një brazilian, që ka luajtur më parë në Superligën Shqiptare, konkretisht me Kastriotin, iu bashkohet bardhebluve kryesues.
Ka qenë klubi 25 herë kampion i vendit, ai që e ka njoftuar këtë përforcim në funksion të arritjes së objektivit madhor, titullit kampion. Prurje e nevojshme, duke pasur parasysh se Michael Ngo’o është i dëmtuar dhe do të mungojë gjatë.
Ja njoftimi i klubit me këtë rast:
“Mirësevjen Devid De Silva!
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva. 25 vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub.
Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





