Transmetuar më 10-01-2022, 09:36

Po kalonte i qetë kufirin me një çantë mbushur me drogë, pikaset dhe kapet nga policia greke. Rasti ka ndodhur në Igumenicë.

Mediat greke raportojnë se ai e dinte që ndaj tij kishte një masë sigurie dhe kaloi ilegalisht në territorin grek përmes kufirit greko-shqiptar.

Shqiptari është kapur duke ecur në këmbë, ndërsa mbante një çantë udhëtimi me një sasi të konsiderueshme kanabisi të papërpunuar. Sapo policia e ka lokalizuar duke ecur në Igumenicë , e ka ndaluar, kontrolluar dhe në çantë kanë gjetur gjashtë pako me kanabis të papërpunuar me peshë gjashtë kilogramë e 920 gram.

Shqiptari është dërguar në Prokurorinë Publike të Thesprotisë dhe akuzohet për posedim, import, transport dhe trafik droge si dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ka urdhëruar ndalimin e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd