Transmetuar më 10-01-2022, 07:54

Tërmeti, që u ndje në tre shtete mbrëmjen e kaluar, me epiqendër në kufirin mes Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, kishte një fuqi prej 6 ballësh.

IGJEUM thotë se lëkundjet e tërmetit që u ndjenë në vendin tonë e kishin epiqendrën 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Tërmeti 22.45 u ndje edhe në Kosovë, Bullgari e deri në Malin e Zi.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë sot pritet një bilanc paraprak i gjendjes në disa banesa.