Transmetuar më 09-01-2022, 19:57

Arbri, një prej konkurentëve të rinj në Big Brother është shprehur i shqetësuar për komunikimin e Xheisarës, gjatë të cilën nuk mungojnë as kontaktet fizike.

Ai ka treguar se jashtë ka lënë një histori të bukur dashurie dhe nuk i pëlqejnë keqkuptimet.

“Jam i dashuruar dhe siç kam hyrë ashtu edhe do të dal. Prekjet e saj i kam bezdi, erdhi një moment që ia sqarova. Ishim ulur, më vuri dorën këtu (i referohet këmbës), i thashë të lutem mos e bëj se s’më pëlqen ajo gjë. U nxeh, një ditë gati s’më foli, pastaj u sqaruam, në rregull tha, e kisha gabim”, tha ai.

Të njëjtën gjë e pranoi edhe Tani i cili shtoi: Ma ka bërë dhe mua, ma bën shpesh, më vjen zor t’ja them se e njoh.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd