Transmetuar më 09-01-2022, 18:52

Dy persona janë paraqitur të plagosur me armë zjarri në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Klodi Stafuka dhe Gentjan Bejtja nga Fushë Kruja.

Klodi Stafuka ka një frakturë në krah.

Shtetasit Gentjan Bejtja para disa vitesh i është bërë një atentat me minë të telekomanduar.

Ende janë të paqarta rrethanat e krimit apo vendi ku janë plagosur.

Një grup hetimor ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe po merr në pyetje të plagosurit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd