Transmetuar më 09-01-2022, 07:52

Aksident i rëndë në Egjipt.
Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 18 të tjerë u plagosën në një aksident rrugor vdekjeprurës në Gadishullin e Sinait.
Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë theksoi se një minibus dhe një autobus u përplasën në rrugën që lidh qytetin Tor të Sinait jugor me qytetin e Suezit, transmeton Noa.al.
Ministria tha se dërgoi 13 ambulanca në vendngjarje dhe se të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitale.
Egjipti mbetet një vend me rrezikshmëri të lartë në rrugë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





