
Pas largimit të grupit hetimor, Basha ka ftuar gazetarët brenda selisë së PD.
Në fjalën për gazetarët Basha tha se dita e sotme ishte paralajmëruar si ditë sulmi.
‘Të vërtetën që beteja e Berishës nuk bëhet për askënd tjetër por vetëm për atë vetë, e di çdokush. Lajmi i parë i mirë është braktisja totale e cila u pa sot në shprehjen e fytyrës së tij. Për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua. Ne ishim këtu për organizimin e PD, por u përballëm jo thjesht për një çorganizim për t’a nënshtruar PD, për interesa personale të Berishës. Falënderoj edhe ata që për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore dhe me shpresën se do të ishte diçka që do ndizte kundërshtarët, rivalët, i falënderoj për braktisjen që i bënë planit vëllavrasës me njëri-tjetrin. Të gjithë rivalët e kuptuan më në fund planin e vërtetë dhe fytyrën e vërtetë të Berishës. Padiskutim ajo që ndodhi është me qartë se nga ata 500—600 njerëz të thirru nga Berisha, protagonistë ishin një grup i ngushtë njerëzit të armatosur për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e tyre brenda dhe jashtë. Ky është përfundimisht dimensioni i ndarjes me Berishën, i cili nuk pranon garën e vërtetë’, tha Basha.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





