Transmetuar më 08-01-2022, 16:43

Protesta e PD nuk ka mbetur pa komentuar nga Kryeministri Edi Rama.

Në fakt, në ka njeri që i shkon për shtat kjo skenë dhe që i jep atij siguri në qeverisje edhe për shumë vite të tjera, është pikërisht kjo e sotmja.

Rama është duke vëzhguar nga afër atë që po ndodh, madje po ndërhyn në sherr për të shmangu tragjedinë.

Në një status në rrjetet sociale ai shkruan një shprehje të John Wayne: Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë më shumë.

‘Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë’.

John Wayne

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd