
Të gjithë bëjnë gabime, edhe më të mirët. Sir Alex Ferguson pa te Paul Pogba gabimin e tij më të madh, edhe nëse gjithmonë ka pretenduar se nuk i ka vënë në dyshim cilësitë e francezit. Sidoqoftë, edhe me Gareth Bale nuk është se ish-trajneri i Manchester United ka marrë shumë.
Edhe pse nuk e ka trajnuar asnjëherë, skocezi i ka dhënë këshilla për uellsianin një kolegu anglez. Dhe ai nuk i bëri fare komplimente Bale, siç shpjegon Harry Redknapp gjatë një interviste të gjatë dhënë për “SkySports”.
FAKTI – Trajneri kujton kohët në të cilat drejtonte Tottenhamin dhe kishte në skuadër një djalë me cilësi të padiskutueshme atletike, por që nuk ishte nga ata që mund ta fitonin ndeshjen vetëm. Dhe duke folur me Ferguson, Redknapp merr këshilla nga skocezi:
"Ishin 24 ndeshje në të cilat Bale luajti dhe nuk mundi të fitonte. Kësisoji, Ferguson më tha: Unë nuk do ta lija të luante, Harry. Është fat i keq! Në fakt, i thashë atë që mendoja, se ai do të bëhej një lojtar i madh".
“Palmaresi” i uellsianit sot, me katër Champions të fituar, pothuajse gjithmonë si protagonist, padyshim i jep Redknapp të drejtë dhe Fergusonin e nxjerr gabim: “Kam dëgjuar zëra se do ta huazoja, por kurrë në jetën time nuk do ta bëja këtë me Gareth Bale”.
NDRYSHIM ROLI – Redknapp është gjithashtu përgjegjës për metamorfozën taktike të Bale, i cili nga mbrojtësi i krahut bëhet anësor sulmues. Një goditje gjeniale: "Nëse Bale do të kishte qëndruar si mbrojtës i majtë, ai ndoshta do të ishte bërë më i miri në botë në rolin e tij, por mendova se do të kishim përfituar më shumë prej tij nëse do të kishte luajtur më përpara.
Modric, gjithashtu, po luante anësorin e majtë. E zhvendosa atë në qendër dhe Bale e aktivizova në rolin e kroatit. Në këtë pozicion, Bale nuk kishte luajtur kurrë me ne. Dhe befas të dy u bënë lojtarë të jashtëzakonshëm, ishin shumë të dobishëm për mua".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





