Transmetuar më 08-01-2022, 14:03

Drejtori i Policisë së Tiranës ka dalë në konferencë për mediat për të folur rreth protestës së ditës së sotme duke thënë se ndërhynë pas kërkesës së deputetëve se po u kërcënohej jeta.

Ndër të tjera theksoi se do të mbajnë përgjegjësi ata që përdorën akte dhune dhe kushdo që hodhi gaz lotsjellës para ndërhyrjes së policisë.

Drejtori i Policisë së Tiranës: Ju ishit të pranishëm vetë dhe e patë se lëvizjet e protestuesve ishin të dhunshme. Na erdhën kërkesa për ndihmë ku deputetët thonin se u kërcënohej jeta, prandaj edhe ne ndërhymë. Të gjithë protestuesit që kanë përdorur akte dhune do të mbajnë përgjegjësi.

Pyetje: Kush e hodhi gazin para se të ndërhynte policia?

Drejtori i Policisë së Tiranës:  Nuk e dimë këtë, do hetohet dhe do e çojmë para përgjegjësisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd