Transmetuar më 08-01-2022, 13:15

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas thirrjes së Partisë Demokratike se po i rrezikohej jeta nga protesta dhe kanë hedhur gaz lotsjellës duke shpërndarë të gjithë protestuesit.

Disa prej tyre kanë qëndruar jashtë oborrit për tu qetësuar pasi nuk ndihen mirë prej sasisë së madhe të gazit lotsjellës. Kujtojmë se policia ndërhyri për të mbrojtur selinë blu pas kërkesës së një grupi deputetësh që thonin:

"Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!".

Ish kryeministri Sali Berisha ndodhej brenda selisë blu kur ndërhyri policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd