Transmetuar më 08-01-2022, 13:04

Pas thirrjes së një grupi deputetësh brenda PD për ndërhyrjen e institucioneve se ndiheshin në rrezik nga situata në selinë blu, Policia e Shtetit i është përgjigjur kërkesës duke thënë se janë gati për të ndërhyrë.

Policia e Shtetit: Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se: Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës. Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të  përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.

Brenda pak minutash, ndërhyri policia duke bërë të mundur boshatisjen e selisë blu me hedhjen e gazit lotsjellës.

Ndërkohë, ish kryeministri Sali Berisha ndodhej brenda selisë blu, në një prej dyerve të hapura prej protestuesve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd