
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për protestën në selinë e PD duke bërë thirrje që të shmanget dhuna dhe të ulen në dialog.
Ambasada e Britanike: Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e Partisë Demokratike. I bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve që të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale.
Teksa po përpiqen të hyjnë në selinë blu, protestuesit sulmohen nga persona brenda zyrës së Lulzim Bashës. Protestuesit kanë goditur me gurë ndërsa kundërpërgjigja ka ardhur me gaz lotsjellës.
Për këtë ka reaguar edhe policia e Shtetit duke thënë se nuk janë përfshirë në asnjë veprim dhe nuk kanë hedhur asnjë send të kundërligjshëm.
Policia: Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





