









Protestuesit kanë shqyer derën kryesore të selisë së PD-së. Me gishta lart, disa prej tyre kanë hyrë brenda duke bërtitur ‘Sali Berisha, Sali Berisha’. Përveç kësaj kanë thyer edhe xhamat e dyerve të selisë blu duke hyrë në pjesën e hollit.
Ky është incidenti i dytë që ndodh para se të fillojë protesta e thirrur nga ish kryeministri. Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje të policisë.
Sapo ka dalë nga banesa, ish kryeministri Sali Berisha ka folur para mediave duke thënë: "Protesta është paqësore, ftoj të gjithë protestuesit demokratë të cilët sot do shndërrojnë bunkerin e Bashës, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të jenë të vendosur për arritjen e qëllimeve tona. Unë kërkoj vetëpërmbajtje. Apeli im për Bashën është të hapë dyert."
Pak momente më parë jashtë mureve të PD-së u shënuan përplasje mes mbështetësve të Berishës dhe Roland Bejkos. Ky i fundit mbeti jashtë derës së kyçur të PD-së, ku shkoi për mbledhje ndërsa protestuesit e përcollën jashtë duke e shoqëruar me ofendime dhe me goditje.
Vetë Basha dhe anëtarët e tjerë të kryesisë ndodhen në ambientet e brendshme të PD-së, së bashku me kryetarët e degëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





