Transmetuar më 08-01-2022, 10:00

Policia arreston edukatoren e kopshtit ku humbi jetën fëmija 3-vjeçar.

Nga rezultatet e ekspertizës që raportohet në media, fëmija kishte mbërritur i vdekur në spital dhe kishte një shenjë në grykë e cila dyshohet se ishte shkaktuar nga kapuçi i xhupit të tij.

Sot policia ka arrestuar edukatoren e kopshtit, shtetasen Redina Binjaku, 27 vjeçare, banore e Fierit, me akuzën se ishte treguar e pakujdesshme ndërkohë që fëmija i mitur ishte nën përgjegjësinë e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje, thuhet në njoftimin zyrtar policor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd