Transmetuar më 07-01-2022, 21:09

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në tunelin e Kalimashit.

Për pasojë raportohet se ka humbur jetën një pasagjere e identifikuar si E.S., banuese në Shkopet e janë plagosur 4 të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në brendësi të tunelit, në drejtimin për në Tiranë kur janë përplasur dy automjetet, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për  Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në  vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd