Transmetuar më 08-01-2022, 08:41

TRANSFERTAT E SHUMTA

Alvaro Morata nuk ka qenë kurrë një djalë, që ka dashur "të lëshojë rrënjë" në ekipet e tij. Sado që shtëpia e tij është në Madrid, ku po ndërton rezidencën e një mijë e një netëve; që nga viti 2014 ka ndryshuar pesë klube dhe tri qytete: Real Madrid (dy herë), Juventus (dy herë), Chelsea dhe Atletico. Në Madrid dhe Torino është ndier shumë mirë, në Londër nuk arriti të përshtatej kurrë.

ITALIA E "TIJ"

Alvaro është shumë i afërt me Italinë, sepse atje u njoh dhe u martua me gruan, që i solli në jetë tre fëmijët. Ai u takua me Alice Campello midis Torinos dhe Milanos më 2016, u martua me të në Venezia (qershor 2017). Pastaj, më 2018 lindën në Mestre binjakët Alessandro dhe Leonardo, ndërsa më 2020 lindi Edoardo në Torino.

KARAKTERI DHE DEPRESIONI Sulmues shumë teknik, tashmë 29 vjeç. Sipas atyre që e njohin mirë, Morata nuk ka shpërthyer kurrë siç pritej për shkak të karakterit të tij shumë të veçantë. Ai e tha vetë, sidomos në lidhje me periudhën e errët te Chelsea: “Nuk doja të stërvitesha, as të shkoja të luaja. Mendoj se kjo është e vetmja gjë që një futbollist nuk mund ta humbasë kurrë. Të luash futboll duhet të jetë gjëja më e mirë për ne. Tifozët më kërkuan të largohesha nga Chelsea, edhe ne jemi njerëz, ndaj vuajta. Në ato momente kam prekur fundin, nuk i kam kuptuar gjërat. U largova nga Madridi për të luajtur Kupën e Botës dhe mbeta pa Botëror”.

PSIKOLOGU

Për të dalë nga kjo gjendje dëshpëruese, sulmuesi spanjoll kërkoi ndihmën e një profesionisti: “Kur një lojtar dëgjon fjalën psikolog, në fillim refuzon, por kuptova se kisha nevojë për ndihmë. Dhe është i vetmi që mund të të ndihmojë, jo vetëm në futboll. Është mirë të flasim dhe më duhej të gjeja rrugën e duhur, nga e cila do të dilte i gjithë tensioni i akumuluar, që nuk ishte pjesë e familjes sime”.

FASHION DHE PLAYSTATION

Morata ka një pasion për modën (të cilën e ndan me gruan e tij) dhe veshjet cilësore (Alessandro Martorana, si dhe një mik, është stilisti i tij i besuar). Gjithashtu është i dhënë pas "PlayStation". Tani për tani luan me miqtë dhe shokët e skuadrës, së shpejti do të luajë edhe me fëmijët e tij.

STRËRVITJA DHE DIETA

Krahasuar me shokët e tjerë të skuadrës, Morata nuk i cakton seancat e tij stërvitore. Ai është një profesionist shembullor, në shtëpitë e tij ka pasur gjithmonë një palestër të vogël apo të madhe, por nuk është nga ata që kalojnë orë të tëra aty. Ai stërvitet në kampin stërvitor, ndërsa në shtëpi bën pak më tepër. E njëjta gjë për kuzhinën. Ai ka një person që përgatit ushqimin për të dhe familjen, kuzhina është mesdhetare, një përzierje mes Italisë dhe Spanjës. Familjes i pëlqen shumë sushi dhe ëmbëlsirat, por Alvaro gatuan vetë nëse është e nevojshme. Kur gruaja e tij priste binjakët dhe ata jetonin vetëm në Londër, Moratën e shihje në kuzhinë çdo mbrëmje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd