Transmetuar më 07-01-2022, 15:06

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e mandatit për dy deputetë.

Bëhet fjalë për Kryetarin e Partisë Republikane, deputetit Fatmir Mediu, i cili është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit.

Deputeti i dytë është socialisti, Alqi Bllako, i cili sipas SPAK është hetuar për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.

Me ketë levizje, SPAK kërkon nga Kuvendi heqjen e mandatit në ketë mënyrë t’i hapet rruga një arrestimi të mundshëm, i deputetëve aktual, Mediut dhe Bllako.

Në ditët në vijim pritet edhe qëndrimi që do mbajë Kuvendi për dy deputetët.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd