Transmetuar më 07-01-2022, 14:05

Del në skenë sërish Babis Anagnostopoulos, piloti grek që vrau gruan e tij britanike Caroline Crouch.

Përveç se vrau bashkëshorten, natën e krimit ai ka vrarë edhe qenin për ta bërë më të besueshme skenën se në banesën e tyre ishin futur grabitësit.

Raportohet se shoqata për mbrojtjen e kafshëve ngriti një padi kundër Babis Anagnostopoulos për vrasjen e qenit “Roxy”.

Herë pas herë hetuesit vijojnë që të hedhin dritë mbi krimin e rëndë në Glyka Nera dhe këtë herë një krim tjetër është zbuluar brenda asaj nate. Carolina tetë muaj para vrasjes kishte shkuar në shoqatën për mbrojtjen e kafshëve dhe kishte kërkuar një qen për të rritur bashkë me foshnjën e saj. Qeni ‘Roxy” u vra nga Babis po atë natë për ta bërë më të besueshme skemën se në banesën e tyre ishin futur grabitësit.

Babis Anagnostopulos u arrestua një muaj mbrapa, pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd