Transmetuar më 07-01-2022, 13:38

Gjendet i vdekur në banesë një shtetas në Elbasan.
Burime për Noa.al informuan se në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi B. K., rreth 58 vjeç, banues në Patos, Fier.
Nga këqyrja paraprake që kanë bërë ekspertët nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit për shkak se i ndjeri njihej si përdorues.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





