
Një pjesë e parë e ethshme e ndeshjes Milan-Roma, me shumë gola dhe polemika. E para për prekjen e krahut të Abraham (i padukshëm), që çoi në penallti për Milanin dhe avantazhin e skuadrës së Piolit.
Më pas rasti i penalltisë së kërkuar nga Zaniolo për mbajtjen e dukshme të Tonalit në zonën e rreptësisë, por e pa raportuar nga gjyqtari Chiffi. Tifozët e Romës u tërbuan për këtë ndërhyrje, duke kërkuar ndërhyrjen e VAR-it dhe si pasojë penalltinë në favor të verdhekuqve:
“Pse Chiffi nuk shkoi ta shikonte rastin në monitor? – pyetën tifozët e Romës. – Dy penallti të ngjashme, por me dy vendimmarrje”, – lexojmë në rrjetet sociale. Mungesa e ndërhyrjes së teknologjisë nuk është pëlqyer nga fansat kryeqytetas në rrjetet sociale: “Pikërisht si në ndeshjen e parë, faulli i Kjaer ndaj Pellegrini, që nuk u akordua”.
Edhe José Mourinho foli mbi gjykimin e ndeshjes Milan-Roma, e humbur 3-1 ndaj kuqezinjve: “Skuadra ime qe gjithmonë në lojë. Goli i fundit dhe penalltia e fundit janë dy shembuj që tregojnë se ne e humbim topin shumë lehtë.
Në disa raste kemi pasur cilësi të ulët. Edhe arbitri me VAR kishin cilësi shumë të ulët. Në penalltinë e parë nuk mund të shihet asnjë kontakt i pastër dhe i qartë. VAR dëshiron të veprojë si një fenomen dhe të vendosë lojën, në vend të kësaj ata duhet të mbyllin gojën dhe të pinë një çaj…
Kishim probleme teknike si skuadër, por duhet të flas edhe për VAR. Nëse e krahasoni rastin e penalltisë së parë të Milanit me ato të Zaniolos dhe Ibanezit është e njëjta gjë. Ose jepni tri penallti, ose asnjë. Personalisht nuk do ta kisha dhënë asnjërën. Ne duam uniformitet në gjykim”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





