
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për rrethanat e ngjarjes që ndodhi në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.
Një mjet është hedhur në erë kur ishte në lëvizje duke lënë të plagosur dy persona.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, informon Noa.al.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





