Transmetuar më 06-01-2022, 23:04

Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë, mbrëmjen e sotme në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit. Sipas policisë lokale mjeti në pronësi të G. L., ka qenë i parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët.

Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të policisë ndodhen në vendngjarje. Sipas “bluve” paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një problem teknik i makinës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd