
Në një lidhje skype me emisionin “Open” në Top Channel, Lulzim Basha, hodhi poshtë zërat se godina e PD është blinduar me dyer të fortifikuara apo dhe me persona të armatosur me kapuçë.
Kryetari i partisë demokratike tha se fotot që po shpërndahen kudo janë thjesht manipulim i mbështetësve të Berishës.
“Mendoj për një kohë të shkurtër kanë dalë kaq shumë gënjeshtra e manipulime sa nuk besohen më. Berisha ka një shkollë të tërë manipulimi. Është vënë në punë e mbështetur edhe nga dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermundës. Berisha ka prerë demokratët dhe PD-në në besë. Se ai është në një betejë personale, për hallin e vet,” tha Basha.
Por, disa minuta më vonë, vetë mbështetësi i tij i ftuar po në “Open”, Roland Bejko, e nxori bllof Bashën duke aprovuar fotot që qarkullojnë.
“Nuk më vjen mirë që PD është blinduar, që PD ka arritur në këtë pikë. Dhe s’më vjen mirë që të gjithë shqiptarët flasin për Berishën gjithë ditën,” tha Bejko duke lënë të kuptohet që PD-ja është blinduar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





