Transmetuar më 06-01-2022, 14:02

Kërcënohet Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Abazoviç tregon e këta persona janë shumë të rrezikshëm dhe që kanë rrjet në mbarë botën.

Ndër të tjera në një intervistë për Nova.rs Abazoviç ka treguar se personat nga të cilët kërcënohet janë njerëz që kanë qindra milionë euro, që shëtisin të armatosur, të cilët qëndrojnë pas vrasjeve të shumta apo akuzohen për to.

“Nuk dua që të bie shumë në sy. Njerëzit shpesh, për shkak të disa tekave të tyre politike dhe paturpësisë politike, bëjnë një aferë prej saj. Kjo është jashtëzakonisht e shëmtuar. Nuk jam ndjerë kurrë si viktimë, këtë e kam zgjedhur vetëm dhe çdo gjë është bërë me vullnetin tim. Nuk dua ta ngarkoj publikun me kërcënime, presione, të cilat i marr çdo ditë. Kjo është puna më e vështirë që mund të bëjë dikush, e cila i shqetëson më shumë njerëzit. Këta janë njerëz që kanë qindra milionë euro, që shëtisin të armatosur, të cilët qëndrojnë pas vrasjeve të shumta apo akuzohen për to. Ata kanë një rrjet në të gjithë botën. Këtyre njerëzve ua kemi prishur rehatinë”,-tha ai.

Abazoviç ka pohuar muaj më parë se nuk do të ndalet së luftuari krimin e organizuar dhe korrupsionin në shtetin malazez.