
Në kulmin e suksesit, pasi fitoi titullin e tij të parë të pilotëve në Fromula 1, Max Verstappen po shijon pushimet e merituara në funksion të sezonit të ri, që po vjen. Kush e di nëse kampioni i Red Bull ka përdorur avionin e tij privat për të udhëtuar nëpër botë gjatë pushimeve.

Ky mjet luksoz udhëtimi e shoqëron atë nga fundi i vitit 2020 anembanë globit në Çmimin e Madh të F1. Ky avion privat quhet "Falcon 900-EX" dhe është ndërtuar nga francezët e "Dassault". Pavarësisht se është prodhim francez, Verstappen e ka "dekoruar" si për Holandën e tij.

Në ngjyrën e zezë, e cila mbizotëron, aty-këtu janë futur disa copa portokalli, përveç simbolit të vjetër të luanit, që është gjithashtu logoja zyrtare e Verstappen, i cili gjithashtu shpiku hashtagun #UnleashTheLion. Avioni është blerë në fund të vitit 2020 nga Sir Richard Branson, themeluesi i gjigantit "Virgin Group", dhe ka kushtuar 13 milionë euro.

Një shifër që Max nuk do të ketë pasur asnjë problem ta paguajë, duke qenë se në renditjen e fundit të hartuar nga "Forbes" për më të pasurit në Formula 1, ai zuri vendin e 2-të, pas vetëm Lewis Hamilton.

Siç u përmend, Verstappen e përdor shpesh avionin e tij për të lëvizur nga një "Grand Prix" në tjetrin. Brenda ofron komoditet luksoz, me sedilje lëkure, një divan, disa tavolina për drekë apo darkë dhe një "kuzhinë" të vogël të kompletuar me lavaman, ku mund të mbajë të hapura shishet e shtrenjta të shampanjës për të festuar fitoret e shumta në pistën e Formula 1.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





