
Vriten njëri pas tjetrit çifti i oficerëve të policisë.
Ngjarje tragjike ka ndodhur në Florida ku Clayton Austin dhe Victoria Pacheco, kryen vetvrasje njëri pas tjetrit në 48 orë.
Burri qëlloi veten natën e vitit të ri, ndërsa e reja një ditë më pas me armën e shërbimit.
Mësohet se Clayton u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti të mbijetonte, gjë e cila mund të ketë qenë dhe shkak që gruaja e tij shkoi në shtëpi dhe vrau veten.
Ata lanë pas foshnjën e tyre një muajsh.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje tragjike, pasi banorët e lagjes ku jetonin cifti shprehen se ata ishin mjaft të lumtur dhe të dashuruar dhe mezi po prisnin lindjen e fëmijës.
Clayton Austin ishte një marins veteran, një snajper. Austin dhe Pacheco u bënë prindër për herë të parë në mes të nëntorit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





