Transmetuar më 06-01-2022, 08:50

Novak Djokovic nuk do të marrë pjesë në “Australian Open”. Numrit një në botë në tenis, kampionit të madh serb i është anuluar viza që do t’i lejonte të merrte pjesë në “Grand Slam”, të planifikuar në Melburn.

Shkak për këtë është bërë refuzimi i tij për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Duke qenë se nuk ka pranuar të marrë asnjë lloj vaksine kundër koronavirusit, serbi u ndal në aeroportin e kryeqytetit australian për 8 orë, pastaj dëbua nga vendi.

Në fakt, nuk u la të hynte fare në Australi. Kështu u zgjidh një “telenovelë” e gjatë, e cila e pa kampionin e madh të tenisit të bllokuar për shumë orë në aeroport, para se të merrej në pyetje dhe të vendosej në izolim, me dy roje vëzhgimi.

Avokatët e Djokovic do të kundërshtojnë vendimin e autoriteteve lokale. Kështu shkruajnë “The Age” dhe “Sydney Morning Herald”.

Kështu, pas disa javësh polemikash për shkak të pozicionit kundër vaksinës anti-Covid të tenistit serb, zbehet mundësia për ta parë nëntë herë fituesin dhe kampionin në fuqi në "Australian Open" e radhës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd