
Ju kujtohet George Floyd, afro-amerikani që u vra nga policia dhe bëri bujë të madhe jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën?
E pra, opinioni tronditet sërish. Një tjetër ngjarje e rëndë i ka ndodhur familjes, pasi mbesa 4-vjeçare e Floyd u qëllua teksa flinte në shtratin e saj.
Mediat amerikane raportojnë se vogëlushja ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Plumbat i shpuan mushkëritë dhe mëlçinë, ndërsa i thyen tre brinjë.
Autoritetet policore ende nuk janë në gjendje të dinë nëse sulmi është kryer nga një apo më shumë autorë dhe nuk di as motivet e ngjarjes.
Familja e vajzës së vogël shpesh merrte pjesë në marshime dhe mitingje, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e George Floyd.
Një hetim i gjërë po zhvillohet për rastin në fjalë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





