
Kujdesi i tij obsesiv për trupin është i njohur. Cristiano Ronaldo është rigoroz në stërvitje edhe në ditët e pushimit, ashtu si në të ushqyer, aq sa bashkëlojtarët e tij te Manchester United do të ishin ankuar për dietën e diktuar nga portugezi në kuzhinën e skuadrës.
Dhe tani ish-sulmuesi i Juventusit i ka bërë vetes një dhuratë. Po flasim për një makineri hiperbarike të terapisë me oksigjen për të zgjatur karrierën e tij. Cristiano Ronaldo, i cili do të mbushë 37 vjeç më 5 shkurt, e ka përdorur tashmë këtë makineri në të kaluarën.
Më 2016, luzitani e përdori atë për t’u rikuperuar më shpejt nga një dëmtim. Me kalimin e viteve, ylli portugez dëshiron ta përdorë më shpesh atë dhe e ka blerë për ta pasur në shtëpinë e tij.
Ndërkohë, sekretet e Cristiano Ronaldos me ushqimin janë zbuluar nga tabloidët britanikë. Në tri vitet e tij në Torino, portugezi u mbështet te kuzhinieri Giorgio Barone, i cili zbuloi të gjitha pjatat e preferuara të 36-vjeçarit:
“Nuk ka ushqime të shtrenjta, vetëm ushqime të shëndetshme. Peshk, mish pule dhe viçi, vezë, avokado, vaj kokosi dhe oriz i zi. Ju duhet të kujdeseni për trupin tuaj saktësisht ashtu siç bëni me një Ferrari. Vaji i kokosit është një përbërës që, përveç stimulimit të ndjenjës së ngopjes, forcon sistemin imunitar, nxit tretjen, përmirëson nivelin e kolesterolit dhe ndihmon në djegien e dhjamit të barkut. Unë gatuaj gjithçka me vaj kokosi”.
Më tej, kuzhinieri shton se për Ronaldon, pushimi është thelbësor: "Sa i përket hidratimit, Ronaldos i pëlqen të pijë shumë ujë. Plani i të ushqyerit shoqërohet me stërvitje të fortë, por pushimi është po aq vendimtar sa stërvitja ose ushqimi, edhe pasdite. Zakoni i tij është të ngrënit herët në mbrëmje, jo shumë vonë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





