Transmetuar më 05-01-2022, 11:47

Miqësia mes Sabianit dhe Ilirit po vazhdon edhe pse Sabiani ndodhet jashtë. madje Sabiani vazhdon të inkurajojë Ilirin në të gjitha format.

Pas mbështetjes publikisht në medie e rrjete sociale, Sabiani  ka shkuar që të vizitojë edhe prindërit e mikut të tij. Ai ditën e sotme ka postuar një foto në “Instagram” ku shfaqet i përqafuar me nënën dhe babanë e Ilirit.

“Një përqafim i sinqertë vlen më shumë se çdo dhuratë”, shkruan Sabiani bashkëngjitur me foton që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Kujtojmë se edhe kur erdhi vajza e Ilirit, Emily, në Shqipëri për të suprimuar babanë e saj brenda në “Big Brother VIP”, Sabiani e takoi atë. Madje ai e ka përcjellë atë deri në aeroport së bashku me të birin e vogël.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd