Transmetuar më 05-01-2022, 09:02

Humbja e parë e Rangnick në stolin e Manchester United ishte e hidhur. 1-0 kundër Wolverhampton e komplikoi rrugën drejt kualifikimit në Champions League për "Djajtë e Kuq". Në fund të ndeshjes, tensioni në dhomën e zhveshjes, i shfaqur tashmë edhe në fushë, u bë problem për trajnerin gjerman.

Mollë sherri duket se është bërë veçanërisht De Gea, i cili gjatë ndeshjes qortoi në mënyrë të animuar Cristiano Ronaldon për një pasim prapa, i cili rrezikoi të kthehej në autogol.

Ish-portieri i Atletico Madridit, siç raporton "Sport", e ka sulmuar portugezin me gjeste dhe mallkime, duke ngrirë tifozët e pranishëm në "Old Trafford".

Në "bilbilin" e fundit foli për situatën edhe Luke Shaw, i cili nuk i "kafshoi" fjalët, duke apeluar për angazhimin e të gjithëve, jo gjithmonë në maksimum:

“Nuk mund ta zotëronim topin dhe kur nuk e kishim atë s’mund të ishim mjaft agresivë. Nuk kishim shumë opsione për topin dhe nuk ishim në vijën e parë. Ne lojtarët kemi qenë këtu për një kohë të gjatë.

Ndoshta sonte nuk kemi luftuar sa duhet, nuk mendoj se ishim të gjithë bashkë. Shikoni lojtarët që kemi… Ne kemi cilësi të pabesueshme, por ndonjëherë cilësia nuk mjafton. Duhet të kemi më shumë intensitet dhe motivim".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd