Transmetuar më 04-01-2022, 23:54

Sot të gjithë banorët do të deklarojnë nëse duan të vazhdojnë garën në datën e re të finales në 18 shkurt apo jo.

Meridiani ka deklaruar se ka vendosur të vazhdojë garën në Big Brother për një arsye shumë të fortë.

Pas Monikës, edhe Meridiani premton se nëse fiton çmimin e madh ‘Big Brother’ të gjitha paratë do ti dhurojë për bamirësi.

“70 përqind të shumës do të shkojnë për fëmijët autikë, ndërsa përqindja tjetër do të ndahet për fëmijët që nuk kanë festuar kurrë ditëlindjen dhe për emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ka deklaruar ai.

Monika është e para që u deklarua se do të vazhdojë garën për dy arsye. Nëse fiton çmimin e madh gjysma e parave do të shkojnë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma tjetër për fondacionin Dritan Hoxha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd