









Sarah është e eleminuara e radhës nga shtëpia e Big Brother VIP. Me lot në sy dhe biletën që mund ta kthejë sërish në shtëpi, doli nga BBV. Ishin votat e shqiptarëve që nxorën jashtë blogeren e njohur.
Ajo ishte në nominim bashkë me DJ Dagz. Në spektaklin e 1 janarit, banorët nominuan Sarën dhe Ilirin. Por ky i fundit u zgjodh i preferuari i publikut. Kështu, përveç imunitetit ai fitoi edhe të drejtën për të futur në nominim kë të dëshironte.
Iliri vendosi përballë kokë më kokë Dj Dagz dhe Sarën. Kur u pyet në studio se cili prej tyre do të donte të dilte, DJ PM u përgjigj: "Me thënë të drejtën, ishalla të dy. Uroj që Sarah të mos ketë biletë kthimi."
Ndërsa Sarah hapi biletën që rezultoi vetëm vajtje, DJ PM nuk ndali duartrokitjet duke shprehur kështu kënaqësinë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





