Transmetuar më 04-01-2022, 22:39

Monika Lubonja vendosi të qëndrojë edhe një muaj në Big Brother Vip për dy arsye të forta.

Ajo tha se do të vijojë të qëndrojë dhe nëse e merr fitoren, gjysma e 100 mijë euroshit do të shkojë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma për fondacionin “Dritan Hoxha”.

Një gjest për t’u marrë shembull nga ana e aktores së famshme shqiptare.

“Gjysmat do të shkojnë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma do t’i shkojnë fondacionit ‘Dritan Hoxha’”, tha Monika.

Të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u vunë para një zgjedhje, të qëndrojnë ose jo deri më 18 shkurt.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd