Transmetuar më 04-01-2022, 22:05

Një tmerr i vërtetë ka ndodhur në pak sekonda në një lokal te Don bosko pasditen e sotme.

Një person ka qëlluar me automatik drejt tavolinës ku ndodheshin disa persona.

Nga breshëria mbeti i vdekur Erion Çela 35 vjeç.

46-vjeçari Arben Dani, vëllai i viktimës, 28-vjeçari Blerim Çela dhe daja i viktimës 41-vjeçari Edmond Crroj mbetën të plagosur. Të njëjtin fat pati dhe kamerieri i lokalit, 19-vjeçari Azbi Selimaj.

Ajo që shpëtoi për mrekulli ishte gruaja shtatzënë e viktimës, që sipas raportimeve thuhet se kishte shkuar te marketi ngjitur pak çaste para se të ndodhte sulmi.

Pas sulmit ajo u kthye dhe mbajti në prehër burrin e pajetë ndërsa priste ambulancën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd