Transmetuar më 04-01-2022, 08:05

Opinionistët Bleona Qereti dhe Robert Aliaj munguan në spektaklin Love Story.

Mësohet se të dy janë infektuar me variantin Omicron të koronavirusit.

Bleona ka mbetur në Amerikë, e Roberti në Belgjikë.

Sipas tyre ata nuk kanë simptoma shqetësuese. Edhe pse nuk ishin në spektakël, ata dërguan një videomesazh.

Bleona: Mirëmbrëma të gjithëve. Fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshendesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër.

Robert Aliaj: Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjellë fundin e pandemisë. Le të jem unë viktima e fundit e Covid që më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd