Transmetuar më 03-01-2022, 19:22

Një mjet është shpërthyer me tritol sot në orët e para të mbrëmjes në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në lagjen "Hajro Cakërri".
Burime policore deklarojnë se, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip" Volkswagen Pasat", në pronësi të shtetasit Benard Sinomataj, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





