Transmetuar më 03-01-2022, 12:10

Pas projekteve të suksesshme me Ylli Limanin dhe Capital T, Elvana Gjata do të  bashkëpunojë me një tjetër këngëtar të famshëm në Shqipëri dhe jo vetëm.

Një video në Instagram ku Elvana këndon një pjesë të saj nga kënga, ka të etiketuar emrin e Mozzik. Këngëtarja nuk ka vendosur asnjë datë apo të dhënë tjetër se kur do të publikohet bashkëpunimi, i cili do të titullohet “S’ka”.

Pak ditë më parë, Mozzik publikoi një video të tij duke kënduar një pjesë nga kënga e re. Në postim, ai i pyeti fansat nëse mund të gjenin emrin e personit që do të bashkëpunonte.

Kënga është pjesë e albumit të ri të reperit, “LamboZiki”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd