
Xavi, trajneri i Barcelonës, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes Mallorca-Barcelona 0-1, e vlefshme për La Liga. Trajneri katalanas trajtoi edhe çështjen e blerjes së mundshme të Morata nga Atletico Madrid (përmes Juventusit).
"Mallorca? Ishim në një situatë thuajse të njëjtë, sepse kishim nga 17 ose 18 të lojtarë të padisponueshëm. Mendoj se ishte koha e duhur për ta shtyrë ndeshjen. Kjo është konkurrencë false. Liga pezulloi ndeshjen e Sevilla sepse kishte tre amerikano-jugorë jashtë.
Duket se rregullat janë të ashpra dhe se do të kemi mjaft pengesa për të konkurruar. Mallorca ishte në një situatë të ngjashme me tonën, por në basketboll klasikja është pezulluar. Nuk kishte kuptim të luanim, situata me pandeminë është kaotike.
Ndeshja duhej të ishte shtyrë, por gjithsesi ne luajtëm për të fituar dhe ia dolëm. Nuk e kuptoj këtë futboll që po luhet, nuk ka sens të përbashkët. A e dëshiron La Liga kështu? Është një pyetje për presidentin e La Liga-s dhe për ata që vendosin, por është fakt që kemi 17 apo 18 lojtarë të prekur nga Covid-19.
Mallorca nuk pati në dispozicion skuadrën e saj tipike, as Barça. Ishte një ndeshje false. Në Italinë ndaluan Serie B, basketbollin…”
Më pas, disa fjalë për merkaton e janarit: “Morata dhe Haaland janë hipoteza, le të flasim për lojtarët që i kemi. Le të flasim për dy përforcimet e fundit, Ferran Torres dhe Dani Alves do të na japin kaq shumë. Pjesa tjetër janë vetëm hipoteza.
Rinovimi i Dembele? Negocimi është në proces. Palët duhet të takohen përsëri. Bisedimet janë të vështira, megjithatë jam optimist. Agjentët nuk e kuptojnë situatën. Unë fola përsëri me të dhe do të shohim. Palët janë larg, por shpresoj që ai të qëndrojë. Dembele është një lojtar që bën diferencën, mund të jetë një nga më të mirët në rolin e tij”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





