
E pyetur nga mediat argjentinase për mundësinë e një fëmije tjetër, Wanda Nara është përgjigjur troç: “I kam krejt kundër. Nuk duan, askush". Referenca është sigurisht për pesë fëmijët e saj, por dhe burrin futbollist.
“Nuk ka asnjë mënyrë për t’i bindur ata, – shtoi Wanda. – Sidomos pesë fëmijët nuk duan. E vetmja që e dua një fëmijë tjetër jam unë. Ndonjëherë përpiqem t’i bind se është si një kukull false, vetëm se e vërtetë".
Modelja argjentinase sqaroi se më kundërshtuesit janë Franceska dhe Izabela: “Më thonë jo. Është e vështirë t’i bind, kanë karakter të fortë. Nuk e di nga kush e kanë marrë karakterin, ndoshta është një përzierje e babait dhe nënës”.
A mund ta legjitimojë më tej lidhjen e tyre të tronditur nga tradhtia e Maurito me China Suarez të pasurit e një fëmijë tjetër? A është e nevojshme të legjitimohet lidhja mes tyre? Motra e Wandës jep sugjerimin e saj: "Jo, për mua tani duhet ta shijojnë jetën. Kanë mjaft fëmijë. Më i vogli është pesë vjeç. I pyeta fëmijët e Wandës nëse donin të kishin një vëlla apo motër tjetër. Ata thanë jo, nuk e duan atë. Askush nuk e do atë. Tashmë janë shumë".
https://www.instagram.com/p/CYCp4EROMD4/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fcbc4c5f-c82a-49cb-8a3e-80466c6f4c70
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





