
Manchester United dhe Cristiano Ronaldo hyjnë në vitin e ri me synimin për të riparuar një sezon që deri më sot ka përjetuar më shumë hije sesa dritë. “Djajtë e Kuq” janë aktualisht në vendin e 6-të të Premier League (31 pikë, me 2 ndeshje për t’u rikuperuar), 19 pikë larg kreut, që mbahet nga Manchester City.
Portugezi shpreson se do të vijë pika e kthesës. Në mesazhin e urimit të vitit të ri, kampioni portugez e shikoi vitin 2021 me një aluzion zhgënjimi. Ronaldo postoi një foto familjare gjatë darkës së Vitit të Ri, duke shkruar:
"2021 po ikën, nuk ka qenë një vit i lehtë, pavarësisht 47 golave të mi të shënuar në të gjitha garat. Dy klube të ndryshme dhe pesë trajnerë të ndryshëm. Një fazë finale të Kampionatit Evropian e luajta me ekipin tim kombëtar, tani jam në pritje të kualifikimit për Kupën e Botës 2022.
Te Juventusi, krenar që fitova Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë; u bëra golashënuesi më i mirë në Serie A. Me Portugalinë u shpalla golashënuesi më i mirë i Euro 2020. Ishte një arritje e madhe përsëri këtë vit.
Sigurisht, rikthimi im në “Old Trafford” do të jetë gjithmonë një nga momentet më emblematike të karrierës sime. Sidoqoftë, unë nuk jam i kënaqur me atë që po bëjmë në “Old Trafford”. Asnjëri prej nesh nuk është i lumtur, as nuk jam i sigurt. Ne e dimë se duhet të punojmë më shumë, të luajmë më mirë dhe të japim më tepër se deri tani".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





