Transmetuar më 03-01-2022, 07:58

Cristiano Ronaldo ka kujtuar dy momente referuese në jetën e tij, bashkë me urimin për vitin e ri 2022. I pari ka të bëjë me dëshirën e madhe për të dalë lirisht si njeri i zakonshëm, ku të mos njihet, sepse kështu mund të bëjë atë që do me familjen:

"Nuk mund të shkoj në vende publike. Nuk kam privatësi. Sidoqoftë, në vitin e ri 2009 i thashë shokut tim, Ricardos, se doja të dilja. Ishte vit i ri dhe nuk rrinim dot në shtëpi. Blemë kostume dhe shkuam në një disko në qendër të Madridit.

Ramë dakord që do të flisnim vetëm anglisht. Por, në një moment i thashë diçka në portugalisht Ricardos dhe një person na dëgjoi. Ai person më tha: E di që je Cristiano.

Djali iu tha të gjithëve në bar se unë isha Cristiano. Të gjithë dyshonin dhe na shikonin, por kurrë nuk ishin të sigurt. Qëndruam atje 3 orë. Ishte një nga netët më të bukura të jetës sime".

Historia tjetër lidhet me Alex Ferguson, të cilin e konisderon si baba të dytë dhe e uroi me rastin e 80-vjetorit të lindjes: "Kur babai im ishte në spital në Londër, shumë i sëmurë dhe në koma, i thashë: Trajner, dua të shkoj dhe të takoj babain tim. Në atë kohë ishim në një periudhë vendimtare të sezonit.

Sir Alex Ferguson m’u përgjigj: Cristiano, mund të shkosh për një ditë, dy ditë, madje edhe një javë. Do më mungosh, por gjëja më e rëndësishme është babai yt. Kur më tha këtë, mendova me vete: Ky njeri është i pabesueshëm. Ai ishte si babai im i dytë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd