Transmetuar më 03-01-2022, 09:09

Rrahu gruan, vendoset në pranga burri në Elbasan.

B. T., 58 vjeç, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e policisë pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten.

Denoncimi është bërë nga vetë bashkëshortja e cila ka kërkuar ndihmën e policisë.

Ndaj 58-vjeçarit rëndon akuza e “Dhunës në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Raste të kësaj natyre janë mjaft të shprehura në Elbasan, por jo vetëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd