Transmetuar më 02-01-2022, 19:11

Prej kohësh Mandi Nishtulla dhe Silva Gunbardhi janë në sherr për lekët që vijnë nga klikimet e këngës “Të ka lali shpirt”.

Pas një debati të gjatë e një përplasjeje në studion e “Shihemi në gjyq” në emisionin “E diela shqiptare”, i njohuri edhe si Mandi i Nishtullës i puthi dorën koleges së tij.

Këngëtari e akuzon Gunbardhin se ka marrë miliona euro nga klikimet që ka marrë kënga në YouTube dhe atij nuk i kanë dhënë asgjë. Por sot ‘Shihemi në Gjygj’ duket se gjakrat janë ulur dhe këngëtarët janë pajtuar.

Ndërmjetësuesja Eni Çobani deklaroi se do ta vazhdojnë seancën privatisht.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd