Transmetuar më 02-01-2022, 18:59

Ngjarje tragjike në Kosovë.

Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë dhe dy bashkëmoshatarët e tij mbetën të plagosur pasi makina pësoi aksident.

Gjithçka ndodhi sot rreth orës 16:30 të pasdites.

14-vjeçari mori makinën e të atit, thirri dy miqtë e tij dhe vendosën të bënin një shëtitje në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc. Por kjo aventurë u ka kushtuar shtrenjtë.

Policia lokale njofton se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.