Transmetuar më 02-01-2022, 18:50

Kosova çshtë e gatëshme për arritjen e marrëveshjes me Serbinë dhe për normalizimin e marrëdhënieve. Por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia, ka nënvizuar ai.

‘A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë prej Serbisë sesa prej Kosovës meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshjet që nuk e nënkupton si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht, jo vetëm që s’janë të pranueshme për neve, por edhe nuk janë të dobishme për askënd”.

Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dy shtetet, meqë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen evropiane.

“Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën europiane por këtë nuk do të mund ta bëjë pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime evropiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevoitet një normalizim i plotë me Serbinë”.

Por për kryeministrin Kurti, Serbia ka dilema sa i përket integrimit të saj në BE.

“Serbia ka dilema meqenëse ka marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Rusinë, blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroazitaik. Gazpromi ka 50% të industrisë së naftës në Serbi dhe gjithashtu 51% të basenit më të madh të gazit në Banaskit Vor në Vojvodinë. Pra ata kanë dilema, ndërsa ne jemi të qartë në rrugën tonë europiane dhe europerëndimore”.

Kosova, vitin e ardhshëm sipas kryeministrit Albin Kurti, do të aplikojë për statusin e vendit kandidat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd