Transmetuar më 02-01-2022, 17:00

Një aksident ka ndodhur në orët e pasdites në Lushnje.
Burime për Noa.al bënë me dije se në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasuar me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip "Benz", të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





