Transmetuar më 02-01-2022, 11:13

Kapet trafikanti shqiptar i dënuar me 18 vite burg për trafik të qenieve njerëzore.

Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite burgim.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit Ilir Bashaliu, 51 vjeç, transmeton Noa.al.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali në vitin 2014, dhe deri dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali.

Ilir Bashaliu akuzohet se në Peqin, në qershor 2001,në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, kanë dërguar një shtetase në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd