Transmetuar më 02-01-2022, 08:22

Mes Danimarkës dhe Kosovës është nënshkruar një marrëveshje për transferimin e të burgosurve. Shteti skandinav gjithashtu dëshiron të ndalojë kërkesat për azil.

Autoritetet kosovare ranë dakord më 20 dhjetor, t’ia japin me qira Danimarkës 300 qelitë e paraburgimit në Gjilan.

Qiraja pesëvjeçare mund të sjellë 210 milionë euro në Prishtinë. Të burgosurit që Kopenhaga synon t’i dërgojë atje kanë një profil shumë specifik: janë të huaj nga një vend jashtë Bashkimit Evropian, pa fëmijë në Danimarkë, dënimi i të cilëve shoqërohet me dëbim.

Marrëveshja me Kosovën, një nga vendet më të varfra në Evropë, pason vendime të tjera të diskutueshme që synojnë popullsinë emigrante që jeton në territorin e saj.

“Së bashku me Hungarinë, Danimarka është vendi me pozicionin më armiqësor ndaj migrantëve brenda Bashkimit Evropian”, tha Catherine Woollard, drejtore e Këshillit Evropian për Refugjatët dhe Mërgimtarët, një rrjet OJQ-sh.

“Ky projekt, i cili synon të reduktojë mbipopullimin e burgjeve, do të rrisë gjithashtu stokun e burgjeve daneze me 326 vende mes viteve 2022 dhe 2025“, tha në një deklaratë ministri danez i Drejtësisë.